EKSKLUZIVE/ Pensionet: 800 mijë punonjës paguan sigurime për 687 mijë pensionistë
Në raportin e fundit të sigurimeve shoqërore, ku bëhet një pasqyrim i plotë i skemës për vitin 2022, ishin 801 480 njerëz që derdhën kontribute, dhe 686 923 njerëz që përfituan pensione. Nga këta 586 mijë përfitojnë pensione urbane dhe 101 mijë marrin pensione rurale. Të dhënat tregojnë se të ardhurat mesatare për pensionet e qytetit ishin 18 615 lekë ndërsa, për ato të fshatit 10 888 lekë. Me këta tregues, pagesat janë rreth 5 herë më të ulëta se paga mesatare dhe ky hendek mund të thellohet më tej, me rritjen e pagave përgjatë 2 viteve të ardhshme.
Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa u shpreh për emisionin “Money” në Euronews: Kjo lloj rritje që tashmë është realizuar dhe pritet të rritet me kalimin e kohës do të ketë efekt pozitiv në shtimin e kontributeve, por kjo është e pamjaftueshme për të mbuluar indeksimin e pensioneve në të njëjtën masë me të cilën indeksohen pagat dhe për të ruajtur raportin e zëvendësimin, që është pesha e pensioneve në raport me pagën mesatare. Mendoj që do të kemi të bëjmë me një thellim dhe rritje të shtresëzimit të polarizimit social në kategoritë e ndryshme të të ardhurave.
Ndërkohë që eksperti i pensioneve Koço Broka u shpreh se rritja e pagave në sektorin privat është një ogur i mirë për pensionet.
“Rritja reale e pagave është një ogur i mirë për pensionet për arsye se me reformën e vitit 2014, që filloi të zbatohet në vitin 2015, kemi një lidhje më të mirë të pagimit të kontributit mbi bazën e pagave dhe nivelit të pensioneve. NQS para reformës në vitin 2014, raporti midis pensionit minimal dhe atij maksimal ishte 1 me 2, kurse kontributi ishte 1 me 4.4, pra pensionistë nuk e merrnin atë që kishin kontribuar. Ndërkojhë me reformën e vitit 2015 u bë një lidhje më e mirë me pagat dhe pensioni varet drejtëprdrejt nga rritja e pagave”, tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve