Rrahu për vdekje kolegun e punës, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në SHBA
Gjykata në SHBA i ka dhënë dënimin kapital një shqiptari i cili rrrahu për vdekje kolegun e tij të punës verën e kaluar në një fabrikë montimi të kompanisë General Motors pranë Detroitit.
Astrit Gjon Bushi, 48 vjeç, një punonjës pastrimi u dënua të enjten nga juria me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim të shkallës së parë, për vrasjen e Gregory Lanier Robertson, 49 vjeç, nga Pontiac.
Dy burrat ishin të punësuar në një shërbim pastrimi të kontraktuar nga General Motors dhe po punonin në fabrikën e montimit të automobilistëve në Oakland County, Orion Toënship, në veri të Detroitit, kur sulmi fatal ndodhi në gusht 2022.
Efektivët e policisë mbërritën në fabrikë rreth orës 01:40 të mëngjesit pas raportimit për plagosje të rëndë të një personi.
Ata e gjetën Robertsonin të gjakosur dhe pa ndjenja përtokë, ndërsa shqiptari qëndronte pranë viktimës. Edhe pse burrit iu dha ndihma e parë, ai nuk arriti të mbijetonte.
Shkak i vdekjes ishte rrahja brutale nga ana e shqiptarit, i cili u arrestua pa bërë rezistencë asokohe.
LEXO GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta