Itali, gjendet mënyra për të ndihmuar sektorin shëndetësor, hotelet presin pacientët me COVID
Shkëmbimi i turistëve me pacientë COVID-19 ka përparësitë e veta.
Është planifikuar që në të gjithë Italinë 20 mijë shtretër hoteli t’i kushtohen pacientëve me COVID.
Megjithëse objektivi është ende larg, hotelet tashmë kanë filluar të ndihmojnë në lehtësimin e presionit mbi sistemin shëndetësor të vendit, duke mbështetur një sektor në nevojë.
Sipas shoqatës së hotelierëve italianë, në një qytet si Roma ku 200 nga 1200 hotele janë rihapur, vetëm 15 janë në dispozicion për pacientët me coronavirus dhe vetëm 7 prej tyre funksionalë.
Sheratoni është një nga shembujt. Ofron 169 dhoma për të infektuarit. Në këto ambiente akomodohen pacientët asimptomatikë, por gjithashtu edhe ata që nuk janë në kushte serioze, por ende kanë nevojë për trajtim.
Turistët që zbarkojnë në Itali, dhe rezultojnë pozitivë po ashtu dërgohen në hotel.
“Jemi 20 minuta larg nga qendra e Romës. Ky hotel ka një total prej 50 dhomash, rreth 10 prej tyre aktualisht janë të zëna nga pacientë me COVID, kryesisht pa simptoma dhe është një nga më të ngarkuarit deri më tani. Që nga prilli më shumë se 500 pacientë COVID kanë qëndruar këtu,” – tha Antonella De Gregorio, menaxhere e përgjithshme e “Urban Garden Hotel”.
Autoritetet rajonale ofrojnë 30 euro në natë për çdo person dhe kjo mbulon kostot e pastrimit. Shuma është gati gjysma e asaj që ata normalisht do të merrnin por menaxherja e përgjithshme e hotelit thotë se me të ardhurat që bien me 70%, nëse nuk do të kishte qenë kjo mundësi, ata do të ishin mbyllur si shumë hotele të tjerë.
“Më duhej të kërkoja kredi për të vazhduar të paguaja furnitorët, por falë kësaj skeme arrita ta mbaj biznesin, të paguaj taksa, qira të lokaleve dhe fatura të shërbimeve,” – u shpreh De Gregorio.
Hera e fundit që hotelet u përdorën për të akomoduar njerëzit gjatë një emergjence ishte disa vite më parë kur Italia u godit nga tërmetet, kjo është arsyeja pse për shumë njerëz, një kërkesë e tillë, është e pashembullt.
“Është hera e parë që kemi përjetuar diçka të tillë. Në të kaluarën kemi dhënë 1, 2 ose 3 dhoma një herë në 5 ose 6 muaj duke ndihmuar për shembull për një rrjedhje gazi në një ndërtesë,” – tregoi menaxherja e hotelit.
Është ende herët të parashikohet sa do të zgjasë pandemia, dhe Antonella është mjaft e shqetësuar për të ardhmen. Ajo shpreson se fakti që biznesi i saj është përdorur për të akomoduar pacientë me COVID do të largojë klientët e ardhshëm.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë