Mesazhi i Lula-s nga Pekini: SHBA të mos nxisin luftën
Në takimin kokë më kokë të zhvilluar në Sallën e Madhe të Popullit, presidentët Lula da Silva dhe Xi Jinping janë shprehur të të njëjtit mendim se dialogu dhe negociatat janë rruga e vetme për të zgjidhur krizën në Ukrainë.
Gjithashtu, dy liderët kanë vlerësuar se të gjitha përpjekjet për të zgjidhur krizën në mëyrë paqësore duhet të inkurajohen dhe mbështeten nga të gjithë.
Për këtë arsye, Lula dhe Xi kanë ftuar sa më shumë vende që të luajnë një rol konstruktiv në promovimin e një zgjidhjeje politike të krizës dhe kanë vendosur në të njëjtën kohë të mbajnë të hapura kanalet e komunikimeve lidhur me këtë çështje.
Vetë Lula ka shprehur rezervat e tij për qasjen e Amerikës ndaj luftës.
“Shtetet e Bashkuara duhet të rreshtin së inkurajuari luftën dhe të fillojnë të flasin për paqen”., tha Lula.
Lula, i cili pas Kinës është nisur drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, ka shtuar se edhe Bashkimi Evropian duhet të nisë të flasë për paqen.
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes