Gogu: Ata duan Tiranën e re, europiane por kanë ende në mendje Saliun
“Tirana është qyteti që e duan të gjithë” -u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu në Review. Teksa komentoi çeljen e fushatēs zgjedhore të demokratëve, Gogu tha se nga ky aktivitet 2 hije mbeten pas.
Ata e kanë “Bashkë fitojmë” po mua me duket “Bashkë me hijet që mbeten pas” sepse të maresh historinë e këtij çunit të ri të sofistikuar por që kumbarët janë shumë të vjetër, në hall shumë të madh, e që u duhen tani edhe bashkitë për t’iu sulur SHBA, ky është hall i madh. Hallin e tyre ta bësh hallin e shqiptarëve, kjo është fushata që unë pashë aty. Pashë Saliun e parë që lexonte e që u thoshte shqiptarëve çfarë ka bëre Saliu i parë, dhe këtë e bënte në një vend që e ka mallkuar”- tha Gogu.
Sipas deputetit socialist, fushatën demokratët duhet ta fillonin me dy falje të mëdha: “1, kemi braktisur detyrën. Këshilli bashkiak ishte i braktisur nga opozita këto 4 vite. Nuk filloi me një kërkesë falje, pse, sepse janë hijet aty që kanë dhënë urdhërin për t’u braktisur këshilli bashkiak. Kërkesa e dytë e faljes duhet të ishte, na falni që kemi mallkuar të renë në këtë qytet për vite me radhë. Jam i sigurt që do bëjnë aktivitete në kënde lojrash, në 40 shkollat e reja, në kopështet e reja. Kjo është e bukura se shkojnë tek Tirana e re tek tirana europiane, dhe kane në mendje Saliun e parë dhe Tiranën e së shkuarës”
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta