Raporti i Speciales, rrugës drejt Hagës, Krasniqi refuzoi ushqimin, Thaçi u njoftua më herët për aktakuzën

24 Nëntor 2020 | 11:34

Rruga nga Prishtina në Hagë, për të arrestuarit nga Zyra e Prokruroit të Specializuar, zgjati disa orë.

E përgjatë asaj kohe, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në cilësinë e të arrestuarit, nuk kishte pranuar të hajë apo të pijë.

Në raportin tashmë publik të Gjykatës Speciale për arrestimin e tij, shkruan se Krasniqi kishte refuzuar të dy vakte ushqimi të ofruara nga oficerët e speciales.

Në raport shkruan se Krasniqit më vonë i është ofruar nga oficerët edhe një pije freskuese, por sërish e kishte refuzuar, ndërkohë që krejt cfarë kishte pranuar ishin një maskë dhe dezinfektant anti-Covid.

Krasniqi u arrestua me 4 nëntor, në ditën kur në anën tjetër, edhe ish-presidentit Hashim Thaçit i ishte komunikuar se është i arrestuar dhe i akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Në raportin e Gjykatës Speciale tashmë të publikuar, atij i ishte konfirmuar aktakuza më 4 nëntor pak pas orës 15:00, kur në Presidencë, Thaçin e kishin takuar zyrtarë të Speciales duke e njoftuar për aktakuzën dhe urdhrin e arrestimit të tij.

“Thaçi ishte i informuar se aktakuza kundër tij ishte konfirmuar dhe lëshuar një urdhër për arrestimin e tij, por që po i jepej mundësia të paraqitej në orën 10:00 të mëngjesit vijues,” – thuhet në dokumentin e Zyrës së Speciales.

Ai ishte këshilluar se nëse do të përpiqej të largohej nga vendi, ose të ndërmerrte ndonjë hap për të penguar drejtësinë apo ndërhyrë te dëshmitarët, do të arrestohej menjëherë.

Sipas dokumentit, Thaçi me 5 nëntor mbajti konferencen për media, ku edhe njoftoi për dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës, për t’u arrestuar e dërguar menjëherë në Hagë.

Por ndryshe nga Krasniqi, përveç maskës dhe dezinfektantëve, Thaçi kishte pranuar të marrë edhe pije freskuese nga oficerët e Speciales.

Tashmë elita politike e UÇK-së po vazhdon betejën në Hagë ku avokatët kanë kërkuar lirimin e tyre ndërsa nuk ka ende një datë për gjykim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026