OBSH: Më shumë se një “pacient zero”, vaksinat në progres

24 Nëntor 2020 | 16:04

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nënvizuar se mund të ketë më shumë se një “pacient zero” të infektuar me coronavirus. Kjo pasi në shumë studime të kryera ka rezultuar se virusi gjendet në një varietet speciesh.

Shembulli i një rasti të tillë është edhe gjetja e coronavirusit tek një numër i gjerë i species së vjedullës.

Sipas kryetarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, identifikimi i “pacientit zero” luan një rol kryesor në luftën ndaj pandemisë, pasi nëse virusi jeton në mbretërinë e kafshëve, kjo mund të rrezikojë vazhdimësinë e përhapjes se covid.

“Mund të ketë më shumë se një “pacient zero” në disa situata, pasi virusi mund të gjendet në më shumë se një specie. Gjithnjë e më shumë po shohim se virusi i ngjashëm me SARS është identifikuar në shumë vende të ndryshme. Së fundmi po i shohim tek një lloj i lakuriqëve të natës dhe në bartës të tjerë të identifikuar në mjedise të ndryshme. Kjo rrit mundësinë e shfaqjes së shumëfishtë të virusit”, tha Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i programit emergjent në OBSH.

Sipas OBSH-së nevojiten kërkime të tjera për të identifikuar raste të fshehura të infektuar me coronavirus, pasi “pacienti zero” mund të mos jetë origjina e vërtetë e sëmundjes. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka komunikuar se progresi i prodhimit dhe zhvillimit të vaksinave anticovid është i madh.

“Me shumë gjasa do të kemi disa kandidatë të ndryshëm për vaksinat që do të përdoren në luftën kundër virusit. Ne do të dëshironim të siguronim akses në sa më shumë vaksina efikase dhe të sigurta, në mënyrë që të mbulojmë një pjesë të mire të popullsisë në botë” – Soumya Swaminathan, shkencëtare e OBSH-së.

Nëse vaksinat rezultojnë efikase në parandalimin e coronavirusit, atëherë miliarda njerëz do të jenë të sigurt ndaj COVID-19. Një lajm i tillë do të thotë se ekziston mundësia e parandalimit përfundimtar të pandemisë.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026