Hotelet presin pacientët me covid, në Itali është gjendur një mënyrë për të ndihmuar sektorin shëndetësor
Shkëmbimi i turistëve me pacientë covid-19 ka përparësitë e veta. Është planifikuar që në të gjithë Italinë 20 mijë shtretër hoteli ti kushtohen pacientëve covid. Megjithëse objektiv është ende larg – hotelet tashmë kanë filluar të ndihmojnë në lehtësimin e presionit mbi sistemin shëndetësor të vendit, duke mbështetur një sektor në nevojë.
Sipas shoqatës së hotelierëve italianë, në një qytet si Roma ku 200 nga 1200 hotele janë rihapur, vetëm 15 janë në dispozicion për pacientët me coronavirus dhe vetëm 7 prej tyre funksionalë.
Sheratoni është një nga shembujt. Ofron 169 dhoma për të infektuarit. Në këto ambiente akomodohen pacientët asimptomatikë, por gjithashtu edhe ata që nuk janë në kushte serioze, por ende kanë nevojë për trajtim. Turistët që zbarkojnë në Itali, dhe rezultojnë pozitivë po ashtu dërgohen në hotel.
Autoritetet rajonale ofrojnë 30 euro në natë për çdo person dhe kjo mbulon kostot e pastrimit. Kjo është gati gjysma e asaj që ata normalisht do të merrnin.Por menaxherja e përgjithshme e hotelit thotë se me të ardhurat që bien me 70% nëse nuk do të kishte qenë kjo mundësi, ata do të ishin mbyllur si shumë hotele të tjerë
“Më duhej të kërkoja kredi për të vazhduar të paguaja furnitorët, por falë kësaj skeme arrita ta mbaj biznesin, të paguaj taksa, qira të lokaleve dhe fatura të shërbimeve”, thotë Antonella de Gregorio, “Urban Garden Hotel”.
Hera e fundit që hotelet u përdorën për të akomoduar njerëzit gjatë një emergjence ishte disa vjet më parë kur Italia u godit nga tërmetet, kjo është arsyeja pse për shumë njerëz, një kërkesë e tillë është e pashembullt
“Është hera e parë që kemi përjetuar diçka të tillë. Në të kaluarën kemi dhënë 1, 2 ose 3 dhoma një herë në 5 ose 6 muaj duke ndihmuar për shembull për një rrjedhje gazi në një ndërtesë”, shton De Gregorio.
Është ende herët të parashikohet sa do të zgjasë pandemia, dhe Antonella është mjaft e shqetësuar për të ardhmen. Ajo shpreson se fakti që biznesi i saj është përdorur për të akomoduar pacientë me covid do të largojë klientët e ardhshëm.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset