Çfarë ndodh hap pas hapi nga 127-ta deri në trajtimin e pacientëve me Covid-19?

24 Nëntor 2020 | 20:23

Anila Rexha, mjeke kardiologe në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë, shpjegoi me detaje se cilat janë hapat që duhet të kalojnë qytetarët për tu testuar dhe më pas kuruar nga koronavirusi.

Në një intervistë për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews, Rexha sqaroi se çdo qytetar që ka simtpoma dhe dyshon se është infektuar, duhet të lidhet me mjekun e familjes:

“Çdo pacient që ka simptoma duhet t’i referohet mjekut te familjes që në momentet e para që shfaqet simptomat për ta lejuar mjekun ta ndihmojë që në fillim.”

Më pas çdo mjek familjeje harton një listë ditore me qytetarët, e cila i shkon çdo ditë epidemiologëve sipas njësive:

“Çdo rast me simptoma, mjeku i familjes e liston në një listë që e mbledhim për gjithë qendrën dhe e referojmë brenda ditës tek grupi i epidemiologëve sipas qendrave të njësive vendore.”

Anila Rexha sqaroi se janë sërish epidemiologët ata që shkojnë tek qytetari për të marrë tamponin, sepse janë të informuar për simptomat dhe adresën e qytetarit.

Po ashtu, janë epidemiologët ata që marrin mbrapsht përgjigjen nga ISHP-ja dhe ia komunikojnë atë mjekut të familjes apo dhe pacientëve. 

Për sa i përket qytetarëve që janë me prioritet në bërjen e tamponit, znj. Rexha tha se ata që janë të sëmurë me sëmundje të tjera apo në grup mosha më të rrezikuara, referohen të parët:

“Prioritar janë ata që janë më të riskuar nga mosha apo sëmundjet shoqëruese, apo simptomave më të rënda që në fillime, sepse janë këta më të riskuarit për tu përkeqësuar.”

Lidhur me gjurmimin, mjekja Rexha tha se ai bëhet  nga epidemiologu në bashkëpunim me mjekun e familjes:

“Gjurmimin apo zbulimin e bën epidemiologu së bashku me mjekun e familjes duke përdorur njohjen e mjekut të familjes dhe për ta bërë më të qartë historikun e kontakteve. Janë të dy që mbyllin rrethin e kontakteve të ngushta apo gjurmimin epidemiologjik.”

Për ndjekjen dhe kurimin, mjekja tha se pacientët e dyshuar apo të konfirmuar kryesisht ndiqen në distancë.

Ajo theksoi se fillimisht është mirë që kontakti mjek-pacient të vihet përmes telefonit, në mënyrë që shëndeti i mjekëve të mos vihet në rrezik. Por në raste të rënda, ka pasur plot raste që pacientët kanë shkuar direkt në qendrat shëndetësore.

Pas vlerësimit të rastit, ata janë referuar për të bërë më shumë ekzaminime imazherike dhe laboratorike.

Rimbursimi i pacientëve me Covid, edhe për ata që u diagnostikuan me skaner e grafi

Qeveria po diskuton mundësinë për të rimbursuar vlerën e recetës bazë dhe ata të infektuar me Covid-19 që janë diagnostikuar nga ekzaminiminet imazherike, si grafi e skaner, dhe jo vetëm në bazë të tamponëve.

Anila Rexha, mjeke kardiologe në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë, deklaroi të martën, për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews:

“Jemi duke komunikuar me Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor që të konsiderohet edhe rimbursimi i ekzaminimeve imazherike që njerëzit mund t’i kenë bërë në pritje të përgjigjes së tamponit.”

Deri më tani, nga deklaratat e zyrtarëve publike është kuptuar se do të rimbursohen vetëm ata pacientë që kanë rezultuar pozitivë nga tamponët.

Ajo sqaroi se paketa rimbursuese do të ofrohet për ata pacientë që e kanë kaluar Covid-19 format e lehta dhe të mesme përmes ilaçeve, sipas protokolleve të përcaktuara nga ministria.

Anila Rexha tha se recetat do të lëshohen elektronikisht për qytetarët me Covid-19:

“Personi mund të shkojë direkt në farmaci, nuk ka nevojë për ta tërhequr sepse receta jepet elektronikisht. Nuk është e nevojshme të prezantohet sepse lëshohet elektronikisht, ka një kod të dedikuar për Covidin.

Farmacia e ka në sistem, dhe procedohet ashtu si ka funksionuar prej vitesh receta elektronike.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021