Berisha nga Gramshi: Rama shkatërroi bujqësinë, 160 lekë kilja e qepës
Sali Berisha ishte në Gramsh këtë të hënë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Hasim Çekrezin.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi se kryeministri Rama nuk mund të jetë zgjedhja e qytetarëve që duan të ecin para, për aq kohë sa ai mbjell vetëm shkatërrim.
Ish-kryeministri solli në vëmendje se Edi Rama nuk ka bërë asnjë investim për rrugë në fshatra.
“Nuk ka bekim më të madh nga Zoti dhe natyra sesa të kesh ujërat që ka Gramshi. Në këtë aspekt, Gramshit nuk i afrohet asnjë rreth tjetër. Por sa përfiton Gramshi nga këto pasuri, përrallore janë në çdo aspekt. Unë dëgjova Kodheli, Hasimin, që as fshatrat buzë liqenit nuk sigurojnë vaditjen. Çfarë pasurie është kjo atëherë? A është një bekim apo një mallkim për qytetarin. Do të vijmë tek rruga.
Pra, çfarë përfitoi Gramshi nga ndërtimi i hidrocentralit. Pas përfundimit të punimeve, asnjë qindarkë sepse e zhduku rentën. Në vend që tu linte ju, e kudo autoriteteve lokale, rentën për minierat, ujërat e të gjitha, aktin e parë, një nga aktet më pa moralë, hoqi rentën për të ngrohur xhepin vetes dhe oligarkëve të tij,” – u shpreh Berisha.
Sipas tij për qeverinë nuk ekzistojnë qytetarët, por vetëm kryetarët. Berisha komentoi dhe sa kushton një kilogram qepë.
“Po pse, sepse vijnë nga Kina. E shkatërroi ky bujqësinë, i shkatërroi fermerët, se hapi Ballkanin e Hapur dhe vërshojnë nga të 4 anët. Ju garantoj unë ju, se ka fshatra në Devoll të cilët nëse do të kishin tregun të sigurt, prodhonin qepë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe Maqedoninë, se janë prodhues të hatashëm të qepës,” – tha Berisha.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta