“Trokiti në derën e gabuar”, pronari plagos me armë zjarri adoleshentin me ngjyrë

17 Prill 2023 | 21:22

16-vjeçari Ralph Yarl, po përpiqej të merrte vëllezërit e tij nga shtëpia e një shoku më 13 prill, por shkoi dhe i ra ziles në adresën e gabuar dhe fatkeqësisht u qëllua me armë nga prionari i shtëpisë.

I dyshuari qëlloi djaloshin Yarl përmes derës së tij. Policia e ka liruar nga paraburgimi autorin, por nuk e ka identifikuar.

Yarl është në gjendje të qëndrueshme jashtë rrezikut për jetën. Avokatët e njohur për të drejtat civile Ben Crump dhe Lee Merritt po përfaqësojnë familjen e z. Yarl në këtë rast. Ata kritikuan zyrtarët për lirimin e të dyshuarit, për të cilin thonë se është një mashkull i bardhë.

“Ju nuk mund të qëlloni njerëz pa pasur justifikim kur dikush vjen duke ju trokitur në derën tuaj dhe trokitja në derën tuaj nuk është justifikim. Ky djalë duhet të akuzohet,” tha zoti Crump.

I dyshuari u dërgua në selinë e policisë për të dhënë një deklaratë para se të lirohej. Në Misuri, një person i arrestuar për një hetim krimi duhet të lirohet ose të akuzohet brenda 24 orëve.

Hetuesit po shqyrtojnë nëse i dyshuari mbrohet apo jo nga ligjet e shtetit Stand-Your-Ground, të cilat u japin njerëzve lejen për të përdorur forcën vdekjeprurëse nëse ndihen seriozisht në rrezik. Kritikët thonë se ligje të tilla lehtësojnë dhunën kundër njerëzve me ngjyrë.

“Unë i njoh përbërësit racor të këtij rasti. Unë e njoh dhe e kuptoj shqetësimin e komunitetit dhe reagimin e komunitetit ndaj këtij incidenti të veçantë”,- tha shefi i policisë së qytetit Kansas, Stacey Graves

Të dielën qindra protestues u mblodhën pranë shtëpisë ku ndodhën të shtënat, duke brohoritur “jetat e zezakëve kanë rëndësi” dhe “drejtësi për Ralph”.

“Ky nuk ishte një ‘gabim’, ky ishte një krim urrejtjeje,” tha tezja e Yarl, Faith Spoonmore, Kansas City Defender.

“Ju nuk e qëlloni një fëmijë në kokë sepse ai i ra ziles. Fakti që policia tha se ishte një “gabim” është arsyeja pse Amerika është ashtu siç është”,-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026