Champions League, Uzuni gol në Torino, Barcelona, Juventus, Chelsea dhe Sevilla kalojnë në fazën tjetër
Chelsea, Sevilla, Barcelona dhe Juventus siguruan të martën kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të UEFA Champions League. Pas ndeshjeve të katërta të fazës në grupe, Grupi E dhe Grupi G pa matematikisht të zgjidhur çështjen se kush kualifikohet.
Në grupin E, spanjollët e Sevillas siguruan fitoren 2-1 në limitet e transfertës me rusët e Krasndar. Me të njëjtin rezultat fituan edhe londinezët e Chelsea-it, që po ashtu iu desh të mundoheshin jo pak ndaj francezëve të Rennes.
Dortmund shënoi suksesin e tretë në fazën e grupeve, duke mundur Club Brugge me rezultatin 3-0. Golat e Haland dhe Sancho mbajnë verdhezinjtë në vendin e parë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Lazio vijoi përfaqësimin pozitiv duke fituar 3-1 ndaj Zenit.
Në Torino, Juventus arriti përballë hungarezëve të Ferencvaros të sigurojë kualifikimin, megjithatë vëmendje mori goli i Myrto Uzunit. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare realizoi në pjesën e parë duke befasuar jo pak kampionët e Italisë.
Goli i tij erdhi pas një kundërsulmi dhe gëzimi për faktin se shënoi për herë të parë në Champions League ndaj një skuadre të madhe u shoqërua me një festim të ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldos.
Shpresa se përmes një goli të beratasit ata do të merrnin pikë historike në Torino u venitën kur pikërisht Ronaldo e më pas Alvaro Morata përmbysën shifrat në 2-1.
Në takimin tjetër të grupit G, Barcelona fitoi bindshëm me rezultatin 4-0 ndaj Dinamos së Kievit.
Nga grupet, bie në sy situata e Grupit H, ku Manchester United kryeson me 9 pikë pas fitores 4-1 ndaj Basaksehir, mirëpo në lojë mbeten edhe skuadrat e tjera.
PSG mori vendin e dytë duke fituar minimalisht 1-0 përballë Leipzigut ndryshe nga dy javë më parë ku francezët humbën 2-1 në Gjermani. Tashmë të dyja skuadrat kanë nga 6 pikë, ndërsa në vendin e katërt renditen turqit e Basaksehir me 3 pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut