Franca në flakë, Macron ofertë për paqe. Mesazhi për sindikatat
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri thirrje për pajtim kombëtar lidhur me reformën e pensioneve. Fjalimi i tij erdhi teksa në qytete të ndryshme të vendit mbaheshin protesta.
Presidenti u shpreh i vetëdijshëm se reforma nuk kishte gjetur mjaftueshëm mbështetje dhe premtoi se do të punojë për një reformë madhore pune për të zgjidhur tensionet sociale.
“Ky pakt i ri për punën do të ndërtohet në javët dhe muajt e ardhshëm përmes një dialogu social dhe marrëveshjeve konkrete në nivel kombëtar, por edhe me diskutime në terren, me sindikatat dhe organizatat e punëdhënies që do të gjejnë më lehtë bashkëbiseduesit. Vetëm përmes riindustrializimit vendi do të rikuperojë fuqitë e tij dhe do të krijojë vende më të mira pune”, tha Macron.
Sidoqoftë, fjalimi i tij nuk i ka qetësuar sindikatat dhe opozitën, të cilat kanë vijuar protestat duke e cilësuar Macron si një president “të shkëputur nga realiteti” dhe duke premtuar një ditë historike në protestën madhore të 1 majit.
“Lufta vazhdon, 1 maji do të jetë një ditë historike. Ky është një premtim”, ka deklaruar një nga sindikatat.
LEXO GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet