“Pavarësia e Evropës”| Macron: Nuk mund të përfshihemi në çështjen e Tajvanit
Presidenti i Francës nisi të mërkurën një vizitë në Holandë, ku do të hedhë dritë mbi polemikat e lindura në ditët e fundit nga një sugjerim për tërheqjen e Evropës nga Shtetet e Bashkuara lidhur me çështjen e Tajvanit, për të ruajtur lidhjet me Pekinin.
Macron ka mbrojtur autonominë strategjike të BE-së. “Do të ishte një kurth për Evropën të kapej në një krizë që nuk i përket”, tha ai për “Les Echos”. Në Uashington reagimi ishte i përmbajtur.
“Ka një bashkëpunim tmerrësisht të madh vetëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës. Ne po punojmë për t’u siguruar që së bashku të përmbushim standardet e sigurisë kombëtare për të dy popujt”, tha këshilltari për sigurinë kombëtare, në SHBA, John Kirby.
Qëndrimi i Macron ndaj SHBA dhe Kinës u përforcua ndërkohë nga ministri francez i Ekonomisë. Bruno Le Maire deklaroi të martën se Evropa duhet të luftojë për pavarësinë e saj strategjike.
Bashkimi Evropian është aleat me Amerikën, por kjo nuk do të thotë se ai duhet të dalë kundër Kinës, tha numri 2 i ekzekutivit francez, pak ditë pas takimit të Macron me presidentin Xi Jinping dhe në një kohë tensionesh ushtarake lidhur me Tajvanin.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë