Rikthehet Osimhen, Napoli synon përmbysjen dhe historinë në Champions

18 Prill 2023 | 15:11

Liga e kampionëve dalëngadalë po shkon drejt fazës më të nxehtë të kompeticionit, ndërsa mbrëmjen e kësaj të marte nisin të luhen ndeshjet e kthimit. Faza çerekfinale vjen sonte me dy përballje interesante, Napoli-Milan dhe Real Madrid-Chelsea.

Në ‘Diego Armando Maradona’ përballja do të jetë spektakolare, me napoletanët të cilët synojnë t’i bëjnë një surprizë të pakëndshme Milanit, edhe pse diçka e tillë duket e pamundur. Jo për shkak të shifrave, por për historinë që ky klub ka. Të vetmet raste kur Milani është eleminuar nga Championsi pasi ka fituar ndeshjen e parë janë dy, në sezonin 2003-2004 ndaj Deportivo La Corunas dhe ndaj Barcelonës në sezonin 2012-2013.

Napoletanët pritet të jenë edhe më të fuqishëm në këtë sfidë, me Osimhen të rikthyer e të uritur për gola. Favoritë për të fituar cilësohen napoletanët, ndërsa përballja i është besuar polakut Marsiniak.

Chelsea është një nga skuadrat më pa fat në Ligën e Kampionëve. Blutë janë ndeshur dhe në sezonin e shkuar me Realin e Madridit, ku u eleminuan prej tyre, ndërsa e njëjta përballje rikthehet dhe këtë sezon. Humbja 2-0 në Bernabeu nuk jep shpresë, por londinezët synojnë një përmbysje të madhe. Diçka e tillë duket e vështirë, por jo e pamundur duke parë shifrat e frikshme që kanë shpenzuar anglezët. Gjyqtar i takimit është shumë i përfoluri Daniele Orsato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026