“Gruaja e Donbasit”, kush është 37-vjeçarja që përhap propagandën ruse në rrjete
Për ndjekësit e saj, “Donbas Girl” është një grua ruse nga qyteti i okupuar ukrainas, Lugansk, e cila prej muajsh ka përhapur propagandën ruse për luftën në Ukrainë përmes rrjeteve sociale.
Në realitet, personi që qëndron pas kësaj llogarie është Sara Beals, e cila jeton në New Jersey, është 37 vjeçe dhe është një ish-pjesëtare e ushtrisë amerikane, ku ishte specialiste e eletronikës për divizionin e aviacionit në Uashington.
“Vajza e Donbasit” u shfaq pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës dhe deri më tani ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjetet sociale si Telegram, Twitter dhe YouTube, ku publikon propagandë që favorizon Kremlinin.
Siç shkruan gazeta britanike “Telegraph”, kanali i saj në Telegram përmban shumë përmbajtje të ndaluara, duke përfshirë imazhe false, por edhe mbështetje për dhunën, nga vrasja e një vullnetareje amerikane në Ukrainë, përmes videove të ukrainasve të vdekur e deri te prerja e kokës së një ushtari ukrainas nga një anëtar i Grupit Wagner.
Ajo kishte pseudonime të ndryshme, domethënë “emra interneti” dhe podkasti i saj, të cilin e pret duke imituar një theks rus, ka 135.000 abonentë.
Se “vajza e Donbasit” (e cila u prezantua në Twitter me emrin Mila) është në të vërtetë Sara Bils, ka zbuluar organizata NAFO, në bashkëpunim me portalin Malcontent News.
Në një intervistë për WSJ, Sara Beals pranoi se një nga administratoret e kanalit Telegram është “Donbas Girl”; por ajo tha gjithashtu se gjithsej 15 persona janë të përfshirë në drejtimin e rrjetit, duke refuzuar të tregojë emrat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta