Gjermani, një makinë përplaset në portën e zyrës së kancelares Merkel
Një makinë është përplasur në portën e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel të mërkurën.
Imazhe në rrjetet sociale shfaqnin një makinë që kishte një parullë që lexonte “Ju vrasës të mallkuar fëmijësh dhe të moshuarish”.
Foto të tjera nga skena kishin të shkruar “Ndal politikës së globalizimit” në anën tjetër të makinës.
[twitter_feed=https://twitter.com/AmichaiStein1/status/1331541787538841600]
Policia e Berlinit konfirmoi ngjarjen, por pa dhënë detaje nëse makina kishte arritur të përplasej me portën e zyrës së kancelares.
“Kolegët tanë janë në vendngjarje tek zyra e Kancelares së bashku me policinë federale. Një makinë ndaloi në portën e ndërtesës – po sqarojmë nëse shoferi e përplasi aty. Ai është arrestuar nga policia. Do t’ju përditësojmë me më shumë informacione”.
Automjeti Volkswagen Sedan kishte targa të zonës North Rhine-Westphalia të Lippe. Makina dhe porta shfaqnin shenja të lehta dëmtimi.
Ngjarja ndodhi gjatë një video-konference kyç të kancelares Merkel dhe krerëve gjermanë të shtetit që lidheshin me zgjatjen e masave të bllokadës në vend.
Nuk ka raporte aktuale për viktima, raporton Deutsche Welle.
Lajmi në përditësim…
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet