Interpol: Mbi 200 tonë drogë janë konfiskuar në Amerikën Latine

19 Prill 2023 | 08:05

Autoritetet në Amerikën Latine kanë arrestuar 14.260 njerëz dhe kanë konfiskuar rreth 200 tonë kokainë, në kuadër të një operacioni të madh, të udhëhequr nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë, Interpol.

Në periudhën 12 mars – 2 prill, autoritetet kanë konfiskuar 203 tonë të kokainës dhe drogave tjera – vlera e të cilave arrin në rreth 5.7 miliardë dollarë.

Përgjatë operacionit janë konfiskuar edhe mbi 8.200 armë të paligjshme dhe 305.000 fishekë.

Operacioni është thënë të jetë zhvilluar në 15 shtete.

Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatën braziliane të krimit, Primeiro Comando da Capital, bandën e të rinjve të Salvadorit, Mara Salvatrucha dhe Kartelin e Ballkanit, që është aktiv edhe në Amerikën Jugore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026