Në ditën e Falenderimeve bëhet falja e gjelit në Shtëpinë e Bardhë

25 Nëntor 2020 | 12:29

Festimet për ditën e Falenderimeve kanë nisur në Shtëpinë e Bardhë. Trump gjatë ceremonisë presidenciale së faljës së gjelit të detit ka mbajtur një fjalim:

“Në emër të familjes Trump, unë dua të uroj çdo amerikan  Falenderime të shëndetshme dhe shumë të lumtura. Ne jemi këtu sot për të vazhduar një traditë të dashur vjetore: falja zyrtare presidenciale e gjelit të detit i cili është me shumë fat. Sot, është nderi im që t’ju prezantoj gjelin me fat të këtij viti, Corn”.

Ceremonia presidenciale e faljes së gjelit të detit, në ditën e Falenderimeve ka ardhur si pasojë e kërkesës së djalit të Abraham Lincoln. Tad, djali i ish-presidentit Lincoln në kohën kur babai i tij ishte president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe familja jetonte në Shtepinë e Bardhë. Djali i Lincoln, ishte miqësuar me gjelin e detit që ishte marrë për tu gatuar ditën e Falenderimeve.

Ai iu përgjërua babait të tij që të shpëtonte gjelin e detit, e që prej asaj ditë tashmë është kthyer në traditë, në Shtëpinë e Bardhë.

Për 73 vite radhazi, Federata Kombëtare e Gjelave të detit i ka prezantuar presidentit “Gjelin Kombëtar të Falenderimeve”.  

Duke filluar me presidentin George H.W. Bush, këta zogj kanë marrë falje zyrtare çdo vit.

Persa i përket ditës së Falenderimeve, në vitin 1621, kolonizatorët e Plymouth dhe amerikanët vendas të Wampanoag festuan të korrat e vjeshtës.

Dy shekuj më vonë, në vitin 1863, në mes të Luftës Civile, presidenti Abraham Lincoln shpalli Ditën Kombëtare të Falenderimeve, e cila do të festohej çdo nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022