“Front kundër perëndimit”-kërcënon Lavrov: T’i bëjmë ballë shantazhit të SHBA e BE

19 Prill 2023 | 14:30

Ministri i Jashtëm rus, Sergi Lavrov u bëri thirrje vendeve të ndryshme të botës që të bashkohen kundër atij që e quajti “shantazhi” i Perëndimit.

“Është e nevojshme të bashkojmë forcat për t’i bërë kontrast përpjekjeve për shantazh dhe presion nga Perëndimi”, deklaroi Lavrov nga kryeqyteti i Venezuelës, Karakas.

Duke folur përkrah homologut venezuelian Yvan Gil, kryediplomati rus përsëriti qëndrimin për një botë multipolare që të mos dominohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro priti gjithashtu Lavrov dhe më vonë foli për një “takim pozitiv” që kishte konsoliduar një plan bashkëpunimi.

Venezuela, e ndodhur në bregun verior të Amerikës së Jugut, ishte ndalesa e dytë e turit të Lavrov në Amerikën Latine. Në fillim ai vizitoi Brazilin dhe në ditët e ardhshme do të shkojë në Kubë dhe Nikaragua.

“Venezuela, Kuba dhe Nikaragua e kanë zgjedhur vet rrugën e tyre”, tha Lavrov.

Të treja vendet udhëhiqen nga qeveri socialiste, të kritikuara për mungesën e demokracisë dhe në vitet e fundit janë përplasur me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë vizitës, Lavrov diskutoi edhe për luftën në Ukrainë. “Ne do ta zgjidhim situatën në Ukrainë dhe konflikte të tjera në botë përmes parimeve të Statutit të OKB-së për shtetet sovrane dhe të barabarta, bazuar në parimin e sigurisë”, tha më tej Lavrov.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026