“Qëllova me plumb në kokë vajzën 6-vjeçe”- Krimet monstruoze të Wagner
Dy ish të dënuar rusë, të cilët pretendojnë se kanë shërbyer si komandantë për grupin mercenar Wagner, kanë rrëfyer se kanë vrarë në Ukrainë qindra civilë, përfshirë edhe fëmijë.
Të dy persona u intervistuan nga një aktivist të të drejtave të njeriut i cili raporton mbi korrupsionin dhe torturën në Rusi.
Ish të dënuarit, u falën me dekrete presidenciale ruse vitin e kaluar.
Gjatë rrëfimit ata përshkruan veprimet e tyre në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt 2022, duke përfshirë ekzekutimin e 60 të burgosurve të plagosur, disa prej të cilëve ishin ushtarë rusë që refuzuan të vazhdonin luftimin.
Një nga ish-mercenarët përshkruan skena rrëqethëse të vrasjes së një fëmije.
“Ndërsa hymë në Soledar dhe Bakhmut, morëm urdhrin të vrisnim këdo: burra, gra, fëmijë, të moshuar. Një vajzë e vogël bërtiste. Ajo duhet të ishte pesë ose gjashtë vjeçe. Unë e qëllova në kokë. Dua që Rusia dhe vendet e tjera ta dinë të vërtetën. Unë nuk dua luftë dhe gjakderdhje. E shihni se unë mbaj një cigare në këtë dorë. Kam ndjekur urdhrat me këtë dorë dhe kam vrarë fëmijë”, tha një nga ish komandantët.
Ish-të dënuarit thanë se ata i morën urdhrat për të vrarë direkt nga shefi i Grupit Wagner, Prigozhin.
Prokurorët ukrainas kanë nisur një hetim bazuar në intervistat e ish-ushtarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin