Putin kritikon BE-në dhe SHBA-në teksa pret ambasadorët e tyre të rinj

5 Prill 2023 | 22:54

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me ambasadorët e rinj të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Moskë, të mërkurën, dhe e ka shfrytëzuar rastin për të akuzuar Perëndimin për rritjen e konfrontimit gjeopolitik me Rusinë.

Putin ka thënë se BE-ja e ka nisur këtë konfrontim dhe e ka kthyer mbrapa misionin e saj “për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe integrim të kontinentit evropian”.

Ai e ka akuzuar SHBA-në për nxitje të konfliktit në Ukrainë, përmes revolucionit.

Deklarata e tij ka qenë referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt 2022.

Ai ka folur për gatishmërinë e Rusisë për dialog dhe partneritet me të gjitha shtetet, si palë të barabarta.

Ambasadorja amerikane në Moskë, Lynne Tracy, u është përgjigjur komenteve të Putinit me një shikim të mprehtë, shkruan REL.

“Lidhjet Rusi-SHBA, nga të cilat varet siguria globale dhe stabiliteti, fatkeqësisht janë duke përjetuar krizë të thellë”, ka thënë Putin para 17 diplomatëve që kanë qenë në atë ceremoni, përfshirë ambasadorin e ri të BE-së, Roland Galharague nga Franca.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026