Eksperti Hoti zbulon forcën ushtarake të Finlandës, frika e Vladimir Putin

5 Prill 2023 | 11:52

Një tjetër flamur i është shtuar familjes së Aleancës Euroatlantike. Finlanda është anëtari i 31 i NATO, duke shënuar edhe historinë për procesin më të shpejtë të anëtarësimit.

Dritan Hoti, pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare tha në një intervistë për Euronews Albania se anëtarësimi i Finlandës në NATO është reagim i drejtpërdrejtë i ofensivës së Putin, që nuk ishte i kalkuluar siç duhet.

Ai tregoi se edhe pse një vend i vogël, Finlanda ka një forcë ushtarake të jashtëzakonshme dhe të teknologjisë më të përparuar.

“Finlanda nuk e ka ulur asnjëherë buxhetin për mbrojtjen pasi e ka njohur më mirë se kushdo natyrën  agresive të Rusisë dhe të Bashkimit Sovjetik. Si rrjedhojë ajo përfiton nga integrimi në NATO, pasi çimentohet siguria e saj, por ajo sjell edhe përftime për NATO. Finlanda ka vëllimin më të lartë të artilerisë në Evropë, ka një forcë të admirueshme këmbësorie pasi kanë pasur një sistem vullnetarësh dhe armatime të teknologjisë më të zhvilluar. Finlanda është edhe një lloj mburoje për Suedinë pasi Rusisë i duhet të depërtojë Finlandën që të shkojë në Suedi”, tha Hoti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026