Finlanda anëtarësohet në NATO, dyfishohet kufiri i aleancës ushtarake me Rusinë
Një tjetër flamur i është shtuar sot familjes së Aleancës Euroatlantike. Finlanda bëhet anëtari i 31 i NATO, duke shënuar edhe historinë për procesin më të shpejtë të anëtarësimit.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg mirëpriti shtetin nordik duke u shprehur se do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi.
Procesi i anëtarësimit po vonohet për Suedinë e cila po mbahet peng nga Turqia dhe Hungaria.
Ishte pikërisht pushtimi rus i Ukrainës i cili bëri që Finlanda e Suedia të aplikonin të bëheshin pjesë e NATOS. Aleanca Euroatlantike e cilëson anëtarësimin e Finlandës një aset.
Ky shtet nordik ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë dhe ndryshe nga shumica e anëtarëve të aleancës, Finlanda nuk i reduktoi shpenzimet e mbrojtjes pas Luftës së Ftohtë. Ajo ka një ushtri të madhe të mirë stërvitur dhe ka ruajtur një nivel të lartë gatishmërie.
Rusia ka paralajmëruar se do të forcojë forcat e saj përgjatë kufirit finlandez në rast të një dislokimi të trupave të NATO-s në shtetin më të ri anëtar.
Hyrja e Finlandës në NATO përfaqëson një përshkallëzim të ri, duke paraqitur një kërcënim për sigurinë e Rusisë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë