Kremlini publikon pamjet, Putin viziton zonat e pushtuara në Ukrainë

18 Prill 2023 | 11:25

Kremlini bën me dije  se presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar trupat ruse që luftojnë në Ukrainë.

Kremlini  publikoi një video  ku tregon  Vladimir Putinin duke vizituar selinë e forcave ruse në rajonin jugor të Khersonit, ku ai merr raporte nga forcat e larta ushtarake. Më pas ai u zhvendos me helikopter në selinë e Gardës Kombëtare Ruse në rajonin e Luhansk për të dëgjuar raporte rreth situatës atje.

Rusia aneksoi Kherson dhe Luhansk, së bashku me rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia, në shtator, një veprim që u refuzua nga shumica e botës si i paligjshëm.

Eshte  pamundur të verifikohen pamjet e publikuara nga Kremlini, i cili nuk specifikoi se kur u zhvillua udhëtimi.

Kjo është vizita e dytë e Putin në zonat e pushtuara

Gjatë një vizite në Mariupol në mars, presidenti rus thuhet se u sulmua nga një grua, e cila besohet të ketë bërtitur “të gjitha janë gënjeshtra, të gjitha janë për shfaqje”.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026