Vrasja në Shëngjin, ish-drejtori i policisë: Autori duket se ka përvojë në atentate

19 Prill 2023 | 17:25

Arben Hajdarmataj, ish-drejtor policie, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes që tronditi Shëngjinin këtë pasdite, ku një person me skafandër dhe jelek qëlloi për vdekje në lokalin e tij, biznesmenin Ardian Nikulaj.

Hajdarmataj tha për Euronews Albania se nga mënyra se si autori i ngjarjes i është afruar dhe ka ekzekutuar viktimën, duket sikur kjo nuk ka qenë vrasja e tij e parë. Ai tha se nuk mund të thotë nëse autori është një vrasës profesionist, por mënyra se si ka ndodhur ngjarja e bën të mendojë se ai ka kryer edhe atentate të tjera.

“Mendoj se në këtë atentat kanë marrë pjesë tre persona. Nga ana profesionale, autori duket si një person që mund të ketë kryer atentate të tjera, nga mënyra si i është afruar, pa ndrojtje dhe se si e ka qëlluar viktimën. Në aspektin profesional unë si polic mendoj se është një person që ka njohuri shumë të mira për përdorimin e armëve.

Nëse do flasim se përdori një armë të tipit “tt”, është një armë model i vjetër që krimi i organizuar nuk e përdor më. Kjo armë nuk është e besueshme në duart e një autori I cili mund të jetë profesionist. Në rast se ekziston kjo lloj arme e tipit “tt”, kjo është një armë shumë e fuqishme, por nga vitet e prodhimit që kjo armë ka mund të mos jetë e sigurt në atentate të tilla. Duke i analizuar të gjitha më lënë të dyshoj te ana profesionale e autorit”,-tha ish-drejtori i policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023