Vjedhje me armë e shfrytëzim prostitucioni, OFL u kërkon ‘pasurinë’ 6 të dënuarve

25 Nëntor 2020 | 14:29

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre 6 të dënuarve për vjedhje me armë dhe shfrytëzim prostitucioni.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:  A. D., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; Xh. P., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim; I. T., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; L. T., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; A. Ç., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë; A. K., banues në Berat, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim”, e kryer  në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.

Kreu i Policisë së Shtetit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi Enea Mekolli,...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026