Ish-drejtuesi i policisë: Arma që vrau biznesmenin s’përdoret nga krimi i organizuar

19 Prill 2023 | 18:27

Ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj tha në një intervistë për Euronews Albania se arma e përdorur nga atentatori i biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin është një armë e vjetër që nuk përdoret më nga organizata të krimit të organizuar.

Pistoleta TT, me të cilën mendohet të jetë kryer vrasja, është një armë e vjetër që sipas tij nuk është e sigurt në duart e një joprofesionisti, ndaj autori mund të mos jetë një vrasës me pagesë.

“Nëse do flasim se përdori një armë të tipit “TT”, është një armë model i vjetër që krimi i organizuar nuk e përdor më. Kjo armë nuk është e besueshme në duart e një autori i cili mund të jetë profesionist. Në rast se ekziston kjo lloj arme e tipit “TT”, kjo është një armë shumë e fuqishme, por nga vitet e prodhimit që kjo armë ka mund të mos jetë e sigurt në atentate të tilla. Duke i analizuar të gjitha, më lënë të dyshoj te ana profesionale e autorit”, – tha ish-drejtuesi i policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023