Çani: Pse Vangjush Dako është “marimanga” e zgjedhjeve dhe zari që po përdor Rama
Gazetari Arian Çani tha se Vangjush Dako është merimanga e zezë e cila e ka mbërthyer Durrësin dhe se është e vështirë për ta mposhtur atë.
I ftuar në emisionin “Now”, në Euronews Albania, çani tha se kryeministri Rama i cili ka projekte të mëdha për Durrësin, do e kishte të vështirë të punonte me një kryebashkiak si Igli Cara, i cili edhe mund ta kundërshtonte. Sipas tij kryeministri do që në bashkinë e Durrësit do një kryabashkiak kukull.
‘Gjushi është strumbullari, është institucioni, Gjushi është merimanga, është shefi i merimangës së madhe. Pastaj ndahet priamida, që është Sako që duhet të marri vendimet, por pastaj ndahet e gjithë piramida e madhe, të gjitha agjencitë, është një ushtri e madhe. Disavantazh tjetër është edhe që Durrësi është Tirana me det. Kur themi ka det, nuk themi që ka plazhin, është Tirana me det me portin e Dubait.
Prandaj këtu është një disavantazh. E mendoni ju që Ramsi i cili ka marrë çdo pushtet, duhet të ketë një kryetar bashkie tjetër veçse një kukulle që të çoj mesazh kjo bëhet e kjo s’bëhet. Edhe unë po të isha në vendin e tij do doja të kisha një zar që të thoshte vetëm “yes shef”. E imagjinoni ju që Ramsi që ka projekte për 2030, të durojë Iglin. Ai s’ka gjë me Iglin, mbase ka shumë respekt, por Igli ka personalitet e mund t’i prishi punë kryeministrit”,-tha Arian Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kush është Gjushi jot?”, Cara-Çanit: Nuk po vij të zëvendësoj këtë sekt hajdutësh
- Spahiu ia numëron disavantazhet Igli Carës: 5 arsyet pse nuk e thyen dot Durrësin
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë