Kundër dhunës ndaj grave, Ruseti e Luarasi: Ndihmojmë gratë përmes fuqizimit dhe largimit nga dhunuesi
Në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave disa nga intitucionet më të rëndësishme në vend janë veshur me ngjyrë portokalli dhe do të qëndrojnë në këtë formë për 16 ditë në shenjë sensibilizimi për t’i dhënë fund kësaj plage të shoqërisë.
Në një lidhje ‘live’ me gazetaren Ilva Tare, pedagogia dhe aktivistja për mbrojtjen e të drejtat të grave, Iris Luarasi dhe nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti treguan problematikat kryesore të këtij fenomeni në vendin tonë dhe se çfarë po bëhet konkretisht nga institucione si bashkia për t’i ardhur në ndihmë grave të dhunuara.
Znj. Luarasi tha se gjatë periudhës së mbylljes për shkak të karantinës ka pasur shtim të dhunës në familje, por raportimet e kësaj dhune në organet kompetente siç është policia, vijojnë të jenë të vogla.
“Ky është edhe një nga shqtësimet e KE, edhe në vende të tjera si Francë, ku ka pasur një numër shumë më të vogël raportimesh në polici dhe shumëfishim raportimesh në organizata që japin shërbime për dhunën në familje. Të qenët për një kohë të gjatë me dhunuesin e frenon atë të marrë ndihmën e organeve kompetente”, tha znj. Luarasi.
Ajo tha se ndryshimet që ju bënë ligjit për dhunën në familje i jepnin policisë një rol të jashtëzakonshëm, ndaj duke nisur nga 9 dhjetori do të nisë trajnimi i parë me punonjës të policisë së Tiranës dhe do të vazhdojë me rrethet.
“Një nga ndryshimet më të mëdha të këtij ligji është fakti që në momentin e parë të dhunës, policia e largon menjëherë dhunuesin nga shtëpia, pa pritur vendim gjykate”, tha ajo.
Nga ana e saj znj. Ruseti tha se detyra e bashkisë është që të ofrojë shërbime siç është pagesa 100 për qind e bonusit të qirasë, në mënyrë që jo vetëm gruaja e dhunuar të largohet nga dhunesi, por fëmijët që jo rrallë janë dëshmitarë të dhunës.
”Veç buxhetit që kemi për shërbimet sociale është investuar edhe në buxhetimin gjinor me shërbime që u shkojnë kryesisht grave, jo vetëm kur janë të dhunuara, por edhe për t’i fuqizuar për t’u ndjerë të afta për veten dhe fëmijët”, tha nënkryetarja e Bashkisë.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh