Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, #KUBI përcjell mesazhet tuaja për fuqizimin e tyre

25 Nëntor 2020 | 19:47

Sot është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Sot fillojnë 16 ditë aktivizmi në përpjekje për t’i thënë “JO” dhunës dhe për t’i dhënë kurajo grave dhe vajzave të denoncojnë dhunuesin.

UN Women Albania, me anë të postimeve në rrjetet sociale publikon edhe numrat ku mund të drejtoheni për ndihmë: 112; 129 dhe 116117.

“Për të gjitha ato gra që duan një jetë të dytë, të lirë, të sigurt dhe pa dhunë. Ofruesit e shërbimeve janë aty për t’ju dëgjuar, besuar dhe mbështetur”, ka qenë ky mesazhi që ka shoqëruar një video sensibilizuese të shpërndarë në profilin zyrtar të UN Women Albania, në Facebook.

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, para fillimit të seancës së sotme plenare, është shprehur se duhet të flasim për dhunën ndaj grave për të shtuar zërat e viktimave të dhunës dhe për t’i ndihmuar ato të thyejnë heshtjen.

Redaksia digjitale e Euronews Albania është angazhuar gjithashtu që të transmetojë mesazhe dhe këshilla fuqizimi për gratë dhe vajzat. Burra, djem, gra dhe vajza kanë shprehur përmes hapësirës në kushtuar në Instagram mesazhe si:

  • Të qënurit e lirë (në vendime) dhe e pavarur (financiarisht) duhet të jetë ambicia kryesore për çdo grua dhe vajzë.
  • Situatat e pazakonta të mos i tolerojnë në mënyrë kategorike.
  • Investoni në arsimim: është baza e pavarësisë suaj.
  • Vetëm edukimi sjell ndryshimin dhe fuqizon femrat.
  • Ngrini zërin. Jo për të bërtitur, por për t’u dëgjuar.
  • Vetëm guxoni.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022