Aldo Merkoci: Erion Veliaj ka avantazh në zgjedhje, ja pse

21 Prill 2023 | 18:19

Kandidati për këshillin bashkiak, Aldo Merkoci i ftuar në Euronews Albania, tha se Erion Veliaj ka një avantazh në krahasim me kundërshtarët e tij në këto zgjedhje, pasi sipas tij, ai ka disa pika të fokusuara për zhvillimin e Bashkisë së Tiranës, ndryshe nga kundërshtari i tij.

Sipas Merkocit, Belind Këlliçi i cili ka premtuar për transport falas dhe përmasimin e trafikut në kryeqytet duke krijuar një nënkalim te sheshi “Skënderbej”, ka projekte kontradiktore me veten.

“Unë mendoj se Erion Veliaj ka një avantazh që po e bën të qartë me qytetarët. Në 8 vite ai ka treguar se ka disa pika interesi të fokusuara në Bashkinë e Tiranës, qoftë ky në drejtim të infrastrukturës edukuese, pra shkolla 9-vjeçare, kopshti, gjimnazi, etj, qoftë ky edhe në drejtim të urbanistikës të qytetit sepse flasim për zgjidhje reale të trafikut.

Ne duhet t’i japim hapësirë mendimit dhe logjikës. Një nga problemet më të mëdha të Tiranës është trafiku, nëse kundërshtari jot thotë unë do e bëj falas dhe do bëj edhe një vrimë te sheshi dhe e zgjidha. Këtu kemi dy probleme. Ose kundërshtari është i paftë të mendojë e të logjikojë për zgjidhje reale që i duhet Tiranës, se Tirana nuk është qytet i thjeshtë”,-tha Aldo Merkoci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023