Hetimet ‘peng’ i ekspertizave, vetëm Durrësi çoi për gjykim 16 ish-zyrtarë e ndërtues të godinave

26 Nëntor 2020 | 10:16

1 vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, e vetmja prokurori që doli në konkluzione për dëmet dhe pasojat në jetë njerëzish është ajo e Durrësit. Ndërkohë për Tiranën, duket se peng i hetimeve kanë mbetur analizat e hekurit dhe betonit ndërsa për Krujën dhe Lezhën ku gjithashtu pati dëme, hetimet kanë mbetur në vend numëro.

Pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, prokuroria e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe ajo e Krujës nisën hetimet, pasi institucionet e akuzës ngritën dyshime se nga lëkundjet e tokës u dëmtuan objektet pa leje ose të kolauduara në mënyrë të paligjshme.

Disa javë pas tragjedisë u prenë dhjetëra fletë-arreste, por personat e vënë në pranga u liruan, ku gjykatat vendosën që shumica e të arrestuarve të hetoheshin në gjendje të lirë.

Pas dëmtimit të pallateve dhe ndërtesave private në kryeqytet prokuroria nxori 42 urdhër arreste kryesisht për inxhinierë, pronarë e administratorë të kompanive të ndërtimit që si dhe ish-kryetarë komunash.

Por, ndonëse kanë kaluar një vit nga nisja e këtij hetimi, mungesa e ekspertëve që nuk kanë konflikt interesi ka bërë që prokuroria të mos ketë ende në dorë një raport përfundimtar për cilësinë e hekurit dhe betonit të përdorur në objekte.

Deri më tani nga prokuroria e Tiranës për gjykim është dërguar për ndërtim të paligjshëm vetëm një pronar i një furre-buke në zonën e kombinatit.

E njëjta situatë është edhe përsa i përket hetimeve në Lezhë dhe Krujë, sidomos për zonën e Thumanës ku pati pasoja të rënda.

Ndonëse nisën hetime kryesisht nuk pati asnjë person të ndaluar megjithëse banorët thanë se pallatet ku jetonin ishin dëmtuar që nga tërmeti 21 shtatorit.

Hetimet për tragjedinë e 26 nëntorit janë përfunduar vetëm nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka çuar për gjykim 16 persona me akuzën e shpërdorimit të detyrës, vrasjes nga pakujdesia, ndërtim i paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh.

Mes tyre janë ish drejtuesit e ALUIZN-it, Arben Isaku, Flamur Gjuzi dhe Aldo Dakovelli, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre së bashku me ish -zyrtarët e Inspektoriatit të Ndërtimit, Artur Çela dhe Klajdi Lame.

Po ashtu, Ramiz Shehu në cilësinë e projektuesit dhe ndërtuesit të banesës së familjes Lala në ish-kënetë ku humbën jetën 8 persona, akuzohet për vrasje nga pakujdesia 8 herë. Për vrasje nga pakujdesia me pasojë humbjen e 5 jetëve, janë marrë të pandehur edhe 3 pronarë hotelesh. Për shpërdorim detyre është marrë i pandehur edhe shefi i shërbimeve në shtëpinë e pushimit të ministrisë së brendshme, Kujtim Hasa, ku në një prej godinave humbi jetën efektivi Bajram Hajdarmetaj.

Për të njëjtën akuzë do të përgjigjen në gjykatë edhe 3 specialistë të ALUIZN-it, ndërsa për falsifikim dokumentesh dhe ndërtim i paligjshëm akuzohen Nevjana Isufi dhe Artur Terziu, i cili kishte shndërroi apartamentin në katin e parë të pallatit 6 katësh në bar kafe.

 Hetimet për tërmetin e 26 nëntorit, zbuluan shkelje të rënda si projekte të ndryshuara, mungesë dokumentacioni në raportet sizmiologjike, mungesë të cilësisë së materialeve ndërtimore si hekur e beton si dhe shumë dokumente të cilat nuk korrespondojnë me lejet e dhëna.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026