Vuçiç shpresoi te mbështetja e Trump, çfarë do të ndodhë tani që ai humbi zgjedhjet?

26 Nëntor 2020 | 10:18

Zgjedhjet e 8 nëntorit 2016 në SHBA ishin thelbësore dhe ndikuan shumë në mbarë botën, ku një pjesë e madhe e qytetarëve dhe politikanëve u përgjigjën me zemërim dhe mohim të rezultateve. Por në Beograd, elita politike serbe nuk u mbërthye nga pikëllimi kur president i SHBA u shpall Donald Trump, ata në fakt shprehën gëzim.

“Perceptimi ishte se e paimagjinueshmja kishte ndodhur”, tha Jasmin Mujanovic, shkecëtare politike dhe drejtuese e programit Sarajevo Calling.

“U zgjodh një president amerikan, i cili ishte një nacionalisht, një shovinist dhe ksenofob. Ai kishte kandiduar me një platform që në dukje dëshironte të përmbyste politikën e jashtme amerikane. Ata menduan: Ne mund të merremi vesh me atë”.

Katër vite më pas, më 4 shtator 2020, e gjithë ajo pritje u pagua. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ishte në Shtëpinë e Bardhë duke firmosur marrëveshje me kryeministrin kosovar Avdullah Hoti, të cilat do të bënin të mundur që dy kombet të rivendosnin lidhjet ekonomike, duke ndaluar së detyruari Sebinë të njihte pavarësinë e Kosovës, shpallur më 2008.

Ishte një fitore për Beogradin, i cili për 2 dekada qëndronte nën presionin e njohjes së pavarësisë së Kosovoës, dhe jo më pak nga Bashkimi Europian, që gjithashtu e vendosi edhe si kusht për bashkimin e Serbisë në BE. Trump dhe i dërguari i tij Ricardh Grenell nuk e detyruan Vuçiç të njihte Kosovën. Vuçiç mori duartrokitjet për një marrëveshje paqeje në Shtëpinë e Bardhë, por pa arritur paqe me Kosovën.

Serbia dhe Kosovo nuk kanë qenë në luftë për 20 vjet, pavarësisht komenteve të Trump, i cili tha se “në ato dy vende ka pasur një numër të madh viktimash gjatë një periudhë të gjatë kohe”. Por edhe mosmarrëveshjet mes minoriteteve Serbe në territoret veriore të Kosovoës, nuk ishin pjesë e marrëveshjes.

“Ajo për të cilat ata ranë dakord janë disa lojëra ekonomike të vogla, por asgjë madhore që meriton një vizitë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Mujanovic.

Gjatë konferencës për shtyp mes Trump, Grenell, Vuçiç dhe Hotit, presidenti amerikan filloi të komunikonte me Vuçiç për yllin serb të tenisist Novak Djokovic, dhe një numër serbësh që luanin në skuadrat amerikane të basketbollit.

“Ata janë po aq të gjatë sa ty, mbase edhe pak më të gjatë”, i tha Trump homologut të tij serb.

Aq sa e çuditshme ishte e gjithë marrëdhënia, vazhdonte të ishte një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë dhe një për të cilat Serbia kishte luftuar shumë për ta arritur. Beogradi kishte bërë çdo gjë të mundshme që në fillim të vitit 2016. Mbase e parëndësishme, por që u konsiderua si një lëvizje e fortë diplomatike, ishte kur në vitin 2019, vajza e Trump, Tiffany Trump vizitoi Beogradin gjatë pushimeve të pranverës.

Gjatë zgjedhjeve të nëntorit, Vuçiç po bënte tifo për rizgjedhjen e Trump. Aleati i tij, drejtuesi serbo-boshnjak Milorad Dodnik, e quajti Joe Biden si “një urryes serbësh”, duke shtrë të gjithë serbo-amerikanët të votonin për presidentin Trump. Por lajmi që Biden u shpall fitues i Shtëpisë së Bardhë, nuk ishte dhe aq i mirë për Vuçiç.

Por një fitore e Biden nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën. Fitorja e Trump ishte e rëndësishme për Vuçiç aq sa ç’ishte e rëndësishme për populistët e tjerë të djathtë ose qeveritë në Evropë të perceptuara si autoritare duke përfshirë Poloninë, Slloveninë dhe Hungarinë. Popullarizoi dhe legjitimoi një retorikë politike nativiste, nacionaliste dhe aftësinë për të thënë atë që më parë do të kishte qenë tabu.

“Sigurisht që është një goditje për populistët në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Ky është rasti edhe kur Trump ndihmoi si një model dhe justifikim dhe gjithashtu pasi politika e tij e jashtme nuk promovoi dhe favorizoi demokracitë liberale,” tha Bieber.

Për Mujanoviç, kjo është thelbësore. Serbia nuk është Hungari dhe Vuçiç nuk është Orban. Ai mund të jetë në gjendje të projektojë pushtetin në Ballkanin Perëndimor, por Serbia është një vend i vogël, i varfër dhe nuk ka fuqinë ekonomike ose politike që Vuçiç të jetë një lojtar në skenën botërore. Nuk do të duhej shumë nga Shtëpia e Bardhë, thotë Mujanovic, për ta vendosur Aleksandar Vuçiç “përsëri në kutinë e tij”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026