Trajneri, dhe dy anëtarë të kombëtares së vajzave pozitivë me COVID-19
Federata Shqiptare e Futbollit anuloi konferencën për shtyp të planifikuar gjatë ditës së sotme me trajnerin e përfaqësueses shqiptare të vajzave, Armir Grimën, pasi ky, përgatitësi atletik Alban Shala dhe futbollistja Mimoza Hamidi rezultuan pozitiv në testet rutinë për COVID-19.
Federata tha se Grima, Shala dhe futbollistja Hamidi nuk kanë shfaqur simptoma, por sidoqoftë janë vënë nën izolim ndërsa pritet që të ritestohen pas dy ditësh.
Përfaqësuesja tashmë do të drejtohet nga zëvendës-trajnerja Xhemile Berisha.
Nga FSHF nuk ka konfirmime për infektim të ndonjë prej vajzave të tjera të grumbulluara për ndeshjet e kombëtares së vlefshme për kualifikueset e Evropianit Angli 2021.
Shqipëria e gjendur në Grupin E, ka mundur të sigurojë vetëm një fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani dhe mban vendin e parafundit.
Të premten parashikohet përballja kundër Qipros – e fundit në klasifikim me asnjë gol të shënuar dhe 18 të pësuara në total në pesë ndeshje, – e më tej më 1 dhjetor parashikohet të luhet kundër Portugalisë.
Grupi kryesohet nga vajzat e Finlandës me 10 pikë, Skocia ka 9 pikë – zero gola të pësuara në tre ndeshje të luajtura – dhe Portugalia ka 4 pikë, por ato kanë ndeshje më pak se Shqipëria.
Lexoni gjithashtu:
Rëndohet gjendja e Skënder Gegës, trajneri i Kukësit dërgohet për mjekim në Turqi
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut