10 viktima dhe mbi 650 raste të reja me COVID-19 në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka pasur 10 persona të vdekur për shkak të COVID-19 ndërsa nga kryerja e 2 174 testimeve mbi 656 persona kanë rezultuar pozitivë.
Viktimat sipas informacionit që jep Ministria e Shëndetësisë janë tre qytetar nga Tirana, tre nga Durrësi, dy nga Fieri, një nga Vlora dhe Gjirokastër, të moshave nga 44 në 85 vjeç.
Bashkë me rastet pozitive të ditës së fundit, aktualisht në të gjithë vendin numërohen gati 17 500 persona pozitivë. Numrin më të lartë të rasteve e ka Tirana me mbi 8900, ndërsa më pas vjen Fieri me 1360 dhe Durrësit me 1312.
Aktualisht në tre spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë. Që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri janë kryer 182 mijë teste nga ku janë zbuluar 35 600 raste pozitive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat, për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin detyrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
Shpërndarja e rasteve pozitive në 24 orët e fundit:
131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.
COVID-19 – Statistika (26 Nëntor 2020)
Testime totale 182.016
Raste pozitive 35.600
Raste të shëruara 17.352
Raste Aktive 17.495
Humbje jete 753
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8904
Fier 1360
Durrës 1312
Korçë 953
Vlorë 875
Shkodër 870
Elbasan 827
Lezhë 757
Berat 524
Gjirokastër 551
Kukës 392
Dibër 170
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)