Serbët të ndarë| Zgjedhjet në veri të Kosovës, frikë për tensione etnike
Në veriun e Kosovës, të populluar nga serbët, po mbahen zgjedhjet lokale. Procesi elektoral ka shkaktuar tensione etnike dhe frikë për incidente të mundshme.
Për këtë arsye, prania e policisë vendase dhe ajo e kontingjenteve të KFOR-it janë në gatishmëri.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se pakica serbe do t’i bojkotojë zgjedhjet. Ndërkohë që vetë serbët janë të ndarë sa i takon pjesëmarrjes.
“Këto zgjedhje janë njësoj si të tjerat më parë dhe nëse ne, serbët, nuk marrim pjesë, atëherë cilat janë shpresat tona për të ardhmen?” tha Sladjana Pantoviç, kandidate e pavarur për Zveçanin.
“Këto zgjedhje nuk duhet të mbaheshin, duheshin shtyrë për dy ose tre muaj. Ky nuk është momenti i duhur për zgjedhje”, u shpreh Nenad Igiç, banor.
Në total 11 kandidatë garojnë për kryetar bashkie të Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit; ndërsa 60 kandidatë për këshillin bashkiak të Zveçanit dhe Leposaviçit. Qendrat e votimit mbyllen në orën 10.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta