Serbët bojkuan zgjedhjet, shpallet rezultati për komunat në Veri

24 Prill 2023 | 11:47

Mes skepticizmit, frikës për incidente dhe bojkotit masiv të serbëve u mbajtën këtë të diel zgjedhjet në katër komuna në Veri të Kosovës.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Zyrtarë të KQZ-së, në konferencën pas mbylljes së vendvotimeve, njoftuan se në këto zgjedhje lokale morën pjesë 1567 qytetarë apo 3.47 për qind e të gjithë atyre me të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Serbët iu bindën thirrjeve teë Beopgradit për t’i bojkotuar zgjedhjet.

Procesi zgjedhor ishte i qetë e pa ndonjë incident. Në afërsi të qendrave të votimit pati prani të madhe të forcave policore dhe të KFOR-it.

Nga 5 qendrat e votimit në Komunën e Leposaviqit, vetëm një u hap në shkollën “Kadri Bistrica”, ndërsa katër të tjera ishin qendra alternative të vendosura, një në fshatin Koshtovë dhe tri në qendër të qytetit.

Nga 12 mijë e 960 qytetarët me të drejtë vote, në tri qendrat kryesore alternative votuan veç një numër i vogël prej tyre , kryesisht serbë, që kërkuan të mos identifikoheshin gjatë procesit. E të tjerët zgjodhën bojkotin.

Në Zubin-Potok, qendra e votimit më e frekuentuara nga 4 gjithsej ishte ajo e vendosur në shkollën “Osman Rama” në Çabër.

Sipas të dhënave parapraketë KQZ-së, kandidati i Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej. Lulzim Hetemi po nga radhët e VV-së fitoi garën për kryetar të Leposaviqit me 100 vota, apo 73.5 për qind. Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave apo 196 vota. Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci po ashtu nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026