#KUBI shtron pyetjet tuaja, përgjigjet ministrja e Arsimit Evis Kushi
Te #KUBI krijojmë gjithmonë hapësira për ndërveprim me publikun, edhe duke iu shtruar pyetjet tuaja të ftuarve në studio. Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Evis Kushi, ka dëgjuar pyetjet tuaja dhe më poshtë gjeni përgjigjet.
Mendoni edhe për shëndetin e mësuesve që na mbytet nga mushkeritë me maska në 2 turne?
Nuk më takon mua si ministre e Arsimit, por Shëndetësisë, se ajo është një masë që është marrë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Nuk ka pyetje për mua këtu. Ky është një vendim i ekspertëve të shëndetësisë. Shëndeti i mësuesve është i pari. Është sakrificë, unë i mirëkuptoj shumë mësuesit dhe nxënësit. Por është një sakrificë që është për shëndetin e tyre në radhë të parë, për shëndetin e nxënësve, për shëndetin e familjarëve, e kështu me radhë.
Cila është arsyeja që brenda kaq pak ditësh ndryshoi vendimi dhe shkollat kalojnë pjesërisht online? A është rritur ndjeshëm numri i mësuesve apo nxënësve të infektuar?
Nuk kam preferuar të jap një shifër të mësuesve të prekur nga Covid-19, sepse është aq dinamike si shifër. Çdo ditë kemi mësues që preken, por edhe mësues që shërohen.
A do të ketë subvencionim të prindit që do të kujdeset për fëmijën pas mbylljes së shkollës?
Subvencionimin nuk e bën Ministria e Arsimit. Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë mbështetje, por këtë vendim nuk e jap unë sot. Shpresojmë që kjo periudhë të mos zgjasë aq shumë sa të sjellë problematika.
A do të ketë lehtësime në provimet e maturës për shkak të mësimit të përgjysmuar?
Sapo kemi ngritur Komitetin e Maturës Shtetërore, i cili ka filluar nga puna. Vitin e kaluar ka pasur një ashpërsim të penaliteteve, për nxënësit që kapen me kopje apo me cellular. Ne nuk do të lehtësojmë, por ashpërsimin e rregullave të vitit të kaluar do e zbusim pak këtë vit.
Mësimi i alternuar në universitet është i domosdoshëm. A do të fillojë në janar?
Është Komiteti i Ekspertëve që sugjeron. Nuk mund të themi që sot se si do jetë mësimi në janar.
Ku dallon salla e Kuvendit nga salla e auditoreve?
Jo vetëm në auditor apo në qeverinë Rama, por edhe në një institucion privat po të isha, do të kisha po të njëjtën sjellje, po të njëjtin përkushtim.
Këto janë vetëm disa nga pyetjet e përzgjedhura për ministren Kushi. Ju inkurajojmë që t’i shfrytëzoni hapësirat e dedikuara në profilet sociale të Euronews Albania që zëri juaj të dëgjohet.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq