Sigurimi i banesave, Edvin Libohova: Shqiptarët nuk e kanë si kulturë, ana financiare nuk është faktor

27 Nëntor 2020 | 06:32

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar nxori në pah edhe mungesën e sigurimit të banesave.

Për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës të Siguruesve të Shqipërisë, z. Edvin Libohova u shpreh për Euronews Albania se shqiptarët nuk e kanë si kulturë që të sigurojnë banesat e tyre.

“Në radhë të parë do të thosha që arsyeja kryesore e nivelit të ulët të sigurimit të pronave, kryesisht banesa është më tepër një mungesë kulture. Duke ardhur nga një sistem totalitar ku çdo gjë e mbulonte shteti ne jemi prezent të një mentaliteti dhe bëjmë atë gjë që është e detyrueshme, sigurojmë makinën se marrin gjobë  ose na i bllokon policia.

Ndërkohë sigurimi i banesës është shumë më i rëndësishëm se sigurimi i një automjeti lihet në dorë të situatës. Nëse ti shkon në bankë për të marrë një kredi dhe banka të detyron ta sigurosh e siguron. Përndryshe është një numër shumë i vogël vullnetar që sigurojnë banesat. Nuk e kemi kulturën e nevojshme për të bërë këtë sigurim. Ndërsa sa përket anës financiare nuk është kryesor faktori ekonomik sepse sigurimi i një banese kushton shumë pak po të marrin parasysh vlerën që ajo mbulon”, tha ai.

Sipas tij procesi i sigurimit të banesave është një proces i thjeshtë dhe çdo shtëpi sigurohet në bazë të një vlerësimi.

“Është një proces shumë i thjeshtë. Dikush që duhet të sigurojë banesën duhet të paraqitet në kompaninë e sigurimit, i kërkohen dokumentet e pronësisë së banesës, pra merret ana e konstruktit të banesës, pra vlerësohet banesë dhe mbi bazën e vlerës sigurohet. Mund ta sigurosh 100% ose më pak. Ne kemi 8 shoqëri sigurimi dhe në çdo cep të Shqipërisë t’i mund të sigurohesh. Është një proces i thjeshtë”, tha ai më tej.

Sa i përket pronave të cilat kanë probleme ligjore apo banesave që janë në proces legalizimi z.Libohova tha se mund të gjendet e një zgjidhje për sigurimin e tyre.  

“Normal do të ishte që ata të ishin pronar, por kam përshtypjen që mund të gjendjet zgjidhja e tyre. Nëse janë në proces legalizimi, dhe pjesa më e madhe janë legalizuar, nuk mund të flasim për tokën që ka probleme. Nuk do të jetë kjo pengesa për të bërë sigurimin e këtyre banesave”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Sigurimet e banesave të shqiptarëve një vit pas tërmetit në 26 nëntor 2019

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026