“Tallava vëlla se rezultati dihet”, Bushati: Dikur donte vota me këngët e Dr. Florit
Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se dikur Edi Rama kërkonte vota me këngët e Doktor Florit, ndërsa sot do tallava sepse rezultatin e ka të sigurt.
Në këto kushte, sipas analistit, kryeministri i ka mbyllur zgjedhjet.
“Zgjedhjet i ka mbyllur ai zotëria atje lart. Edhe tallavaja që thoni ju…bëjini vetes një pyetje të thjeshtë. Pse kur nuk kishte të gjitha pushtetet, kur këtej ishte Nano, këtej ishte Meta, përball qe Berisha, këtej avokat Ngjela, Rama u mundua t’iu flasë tiranasve me Doktor Florin e ndjerë. Pra, kur ke nevojë për vota ti do të jesh edhe modern, edhe i qytetëruar. Kur votat i vjedh me banda, kur fut ata të Ardi Veliut si në Elbasan për të blerë votat, tallava bëje vëlla se rezultati dihet,” – u shpreh Bushati.
Sipas analistit edhe vetë zgjedhja e këngës së fushatës nuk mund të krahasohet me vitin 2000.
LEXONI GJITHASHTU:
Mjete luksoze dhe llogari bankare, Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 milionë euro pasuri të paluajtshme të dyshuara nga trafiku i drogës
Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:22 Mjete luksoze dhe llogari bankare, Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 milionë euro pasuri të paluajtshme të dyshuara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
- 08:56 Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten