Libri “Gegërishtja Verilindore”, Anna Shkreli: Është një studim i Xheladin Gosturanit, moshat e reja kanë shfaqur interes
Botuesja Anna Shkreli tregoi për Euronews Albania detaje nga libri “Gegërishtja Verilindore”, studim shkencor i Xheladin Gosturanit, i botuar nga shtëpia botuese “BERK”.
Ajo tregoi se libri është një monografi e jetës së Gosturanit. Sipas saj botimi i librit ka qenë një propozim i familjarëve që është pritur me entuziazëm të madh nga shtëpia botuese.
“Si fillim botimi i teksteve të tilla, që janë tekste të rëndësishme albanologjike dhe që janë tekste që i shkojnë arealit të dijes, akademisë, sa i takon edhe gjuhës shqipe, filozofisë, ligjërimit, kjo është edhe prirja e shtëpisë botuese. Në fakt Xheladin Gosturani, autori ka ndërruar jetë në vitin 99, është një studim i punuar gjatë viteve 80 e më parë, mund të themi që është monografia e jetës së tij. Na u propozua si një botim nga familjarët, të cilët e kishin ruajtur si një studim sirtari. Ne e pritëm me entuziazëm të madh”, u shpreh Shkreli.
“Puna ka qenë shumë e madhe, ka qenë një dosje e daktilografuar e punimit. Ajo që e ka bërë më shumë të vështirë të punimit është se ai ka bërë mbledhësin. Ai ka bredhur në këmbë të trevat e Shqipërisë e verilindore dhe ka mbledhur iventarin, për shembull si i thonë filan fjale.
Të gjitha këto janë të shprehura nëpërmjet një alfabeti fonetik që është shumë e vështirë për t’u transkriptuar në një version libri. Autori ka qenë një shkrimtar shumë pasionant nga ata njerëz i vijnë rrallë Shqipërisë. Madje kolegët e tij tregojnë që kur të gjithë merrnin lejen për të shkuar në plazh ai dilte në mal për të mbledhur variante të tjera fonetike”, u shpreh ajo më tej.
Shkreli nënvizoi se libri ka vetëm dy ditë që ka dalë në treg dhe kanë shfaqur interes dhe moshat e reja.
“Libri ka shumë pak ditë që ka dalë, ka dy ditë, deri më tani pasur interes. Duhet të kemi parasysh që libri i takon një fushe interesi shumë restriktive, nuk është një libër masiv, është një libër i rëndë dhe kërkon shumë impenjim. Ka interes nga njerëz që janë të rinj në moshë”, u shpreh ajo.
Pas një detajimi të përimtë të shpërndarjes gjeografike të gegërishtes verilindore brenda dhe jashtë kufijve aktualë të Republikës së Shqipërisë, autori zbërthen tiparet e qenësishme dhe dalluese fonetike, morfologjike e leksikore të saj. Botimi “Gegnishtja Verilindore” vjen si një ndihmese e madhe per te ripercaktuar levizjet e popullatave shqipfolese në kohë, të cilat nuk e njohën dëshminë historiografike.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni