Kërcënon Medvedev: Bota është në prag të një lufte botërore

25 Prill 2023 | 10:46

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, deklaroi gjatë një konference në Moskë këtë të martë se bota ka të ngjarë të jetë në prag të një lufte të re botërore.

Në fjalën e tij, aleati i ngushtë i presidentit Putin, deklaroi se rreziqet nga një konfrontim bërthamor janë duke u rritur.

“Bota ka të ngjarë që është në prag të një lufte të re botërore”, tha Medvedev gjatë një konference në Moskë më 25 prill.

Medvedev aktualisht është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, që është një institucion mjaft i fuqishëm në këtë shtet.

Ai tha se një luftë e tillë nuk është e pashmangshme, por rreziqet nga konfrontimi bërthamor janë duke u rritur dhe janë më serioze sesa shqetësimet lidhur me ndryshimet klimatike, shkruan rel.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se bota po përballet me dekadën më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai e konsideron luftën në Ukrainë si një betejë ekzistenciale ndaj, siç është shprehur, një Perëndimi agresiv dhe arrogant.

Lideri rus ka deklaruar se shteti i tij do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për ta mbrojtur veten ndaj çdo agresori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026