Luftë diplomatike SHBA-Brazil, Uashingtoni kritikon Lula për Ukrainën

Lula da Silva
18 Prill 2023 | 15:46

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar ashpër presidentin brazilian Lula da Silva, i cili akuzoi Shtetet e Bashkuara se po inkurajojnë luftën në Ukrainë.

Reagimi i Uashingtonit përkoi me vizitën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili falënderoi Brazilin për qëndrimin e tij.

Zëdhënësi i Këshillit për Sigurinë Kombëtare, John Kirby akuzoi Lula se është kthyer në papagall të propagandës ruso-kineze.

Duke reaguar ministri i Jashtëm brazilian, Mauro Vieira tha:

“Nuk e di se si apo përse zoti Kirby arriti në këtë përfundim, por mund të them se unë nuk bie aspak dakord me të”, tha Vieira.

Nga ana tjetër, ministri rus Lavrov, i cili vizitoi Brazilian ditën e hënë, falënderoi vendin latin për qëndrimin e tij.

“Ne i jemi mirënjohës miqve tanë brazilianë që e kanë kuptuar qartë thelbin e situatës. Gjithashtu, ne jemi mirënjohës për dëshirën e tyre për të kontribuuar në gjetjen e një zgjidhjeje”, u shpreh Sergey Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë.

Brazili deri tani nuk u është bashkuar vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe ka refuzuar kërkesat e vazhdueshme për të furnizuar Ukrainën me municione. Por nga ana tjetër, në vendin latin ka edhe nga ata që kritikojnë afrimitetin me Rusinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026