”Largohem nëse Biden fiton Kolegjin”,Trump: Mendoj se shumë gjëra do të ndodhin deri në 20 janar
Teksa pritet edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, presidenti Donald Trump shprehet se ai do të largohet nga Shtëpia e Bardhë vetëm nëse Kolegji Elektoral certifikon Joe Biden si President të SHBA-së.
Një deklaratë të tillë Trump e dha gjatë mesazhit tradicional për ushtarët amerikanë për festën e Falënderimeve. I pyetur nëse do të binte dakord të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse humbiste votat elektorale, Trump u përgjigj:
“Sigurisht do të largohem. Me siguri që po dhe ju e dini këtë gjë. Por mendoj se shumë gjëra do të ndodhin nga sot deri në 20 Janar, shumë gjëra”.
Kolegji elektoral që certifikon rezultatin mblidhet në 14 dhjetor ndërsa ceremonia e betimit të presidentit është në 20 janar.
Deri më tani Biden ka fituar 306 vota elektorale dhe Trump 232. Biden kryeson po ashtu me më shumë se 6 milionë vota popullore por Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin e vijon të pretendojë se votat janë manipuluar.
Nga ana tjetër ndërsa Trump pranoi që ekipi Biden të përgatitej për fazën e tranzicionit presidenti i zgjedhur i cili është përqendruar tek pandemia u bën thirrje amerikanëve të festojmë me kujdes dhe të kufizuar festën e Falënderimeve.
Lexoni gjithashtu:
Në ditën e Falenderimeve bëhet falja e gjelit në Shtëpinë e Bardhë
Biden mirëpret tranzicionin: Ta shfrytëzojmë për të shëruar Amerikën
Trump gati të dorëzohet, i hap rrugë tranzicionit presidencial
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë