Koalicioni Meta-Berisha prezent vetëm në gjysmat e tavolinave më 14 maj

25 Prill 2023 | 16:38

Koalicioni opozitar “Bashkë fitojmë” do të jetë i pranishëm në grupet e numërimit të votave të 14 majit me një përfaqësues vetëm në gjysmat e tavolinave. Shorti i hedhur këtë të martë në KQZ, përcaktoi se përfaqësuesi i koalicionit Meta-Berisha në grupet e numërimit të votave do të jetë në tavolinat që do të kenë numër tek.

Në gjysmat e tavolinave të tjera, anëtari i katërt i grupeve të numërimit do të jetë përfaqësues i PDIU. Ndërkohë 3 anëtarët e tjerë, 2 janë përfaqësues të Partisë Socialiste dhe 1 do të jetë përfaqësues i Partisë Demokratike.

Sakaq, në mbledhjen e kësaj të martë është diskutuar edhe për ankimin e përfaqësuesve të koalicionit “bashkë fitojmë” për billborderat që ka vendosur Partia Socialiste në Tiranë dhe në disa rrugë nacionale.

Komisioneri Celibashi vendosi që t’i kërkohet Partisë Socialiste që në banera të specifikohet që bëhet fjalë për materiale propagandistike të fushatës zgjedhore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026