Meloni merr pjesë në ceremoninë për ditën e çlirimit të Italisë nga fashizmi

25 Prill 2023 | 18:44

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule për të shënuar Ditën Kombëtare të Çlirimit të Italisë. Në këtë ditë shënohet përfundimi i fashizmit dhe pushtimit nazist më 1945.

Në Ditën e Çlirimit italianët rëndom mblidhen dhe kjo ditë shënohet me parada.

Por, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Italia po udhëhiqet nga një parti, origjina e të cilës është në të kaluarën post-fashiste të shtetit.

Në mesin e personave që morën pjesë në ceremoninë e mbajtur në Romë ishte koleksionisti i kujtimeve fashiste, Ignazio La Russa, që është kryetar i Senatit. Posti që ai mban është i dyti në shtet, sipas Kushtetutës italiane.

Disa ditë më parë, ai u citua të ketë thënë: “Nuk ka asnjë referencë në Kushtetutën italiane sa i përket anti-fashizmit”.

Komentet e tij nxitën kritika nga politikanët e qendrës së majtë, të cilët kërkuan që ai të japë dorëheqje. Edhe në të kaluarën, La Russa kishte bërë deklarata lidhur me të kaluarën fashiste të Italisë.

Kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, ka refuzuar që të dënojë deklaratat e La Russas, por ka tentuar që ta distancojë veten nga fashizmi, përmes një letre të publikuar në gazetën italiane, Corriera della Sera.

“Për vite të tëra, partitë politike të krahut të djathtë në Parlament kanë shfaqur paaftësinë e tyre përmes nostalgjisë për fashizmin”, tha ajo.

Duke e quajtur Ditën e Çlirimit si “festë për liri”, Meloni shkroi se “thelbi i 25 prillit ka qenë dhe vazhdon të mbetet afirmimi i vlerave demokratike, që fashizmi i kishte nëpërkëmbur dhe të cilat i gjejmë të përfshira në Kushtetutën republikane”.

Ajo ka fajësuar politikanët se përdorin fashizmin si “mjet për të delegjitimuar kundërshtarët politikë, një lloj arme për përjashtim masiv”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026