Dyshimet mbi anglezin/ Lita: Duhet verifikuar, armiqtë e Nikulaj jetojnë në Angli
Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania, se lidhja e shtetasit anglez me ekzekutimin e biznesmenit, Ardian Nikulaj duhet verifikuar.
Shtetasi anglez i cili ka qendruar në ambientet e lokal “Coral”, është dyshuar si informator, i vrasësit. Lita është shprehur se nuk mund të hidhet poshtë si pistë duke qenë se armiqtë e Nikulajt jetojnë në Britaninë e Madhe
“Unë mendoj se kjo duhet verifikuar edhe për faktin se hasmi i Nikulaj jetojnë në Britaninë e Madhe, nuk përjashtohet pista e hakmarrjes, por më duket pak koincidencë, që një person të përfshihet në ngjarje për të dhënë informacione.
Unë edhe nga videoja, pash një atentator jo profesional. Zgjatja e dorës me atë lloj pistolete larg kraharorit, tregon që nuk është një person i stërvitur në polici apo në ushtri, sepse arma duhet të qëndroje sa më afër trupit. goditja në kokë tregon edhe diçka tjetër, vrasësi profesionist nuk qëllon kurrë në kokë, pasi viktima duhet të identifikohet nga porositësi”,-tha Lavdrim Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nuk do të kthehem kurrë këtu”- Dyshimet mbi anglezin dhe roli në vrasjen e Nikulaj
- Vajza e Ardian Nikulaj poston videon e të atit: Do na mungosh bab
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë