Deputetët protestë për pagat, marrin 156 mijë lekë që nga viti 2013

5 deputetët lënë mandatin
26 Prill 2023 | 15:45

Deputetët dhe ministrat në parlament nuk preken nga rritja e fortë e pagave në administratën publike. Për këtë arsye, ata kërkojnë që të rishikohen edhe rrogat e tyre në planin e hartuar nga qeveria.

Një deputet i parlamentit shqiptar paguhet sot në llogarinë e tij 115 mijë lekë në muaj. Pra, paga bruto e tij është 156 mijë lekë. Sipas ligjit, ai përfiton edhe honorare në komisionet parlamentare, dieta për udhëtime jashtë vendit dhe rimbursim karburanti e telefoni. E gjithë kjo i shton portofolit të tij çdo muaj mesatarisht edhe 110 mijë lekë të tjera. Rrogat e përfaqësuesve të politikës janë fiksuar 10 vite më parë dhe angazhimi i qeverisë për rritur pagat në administratë nuk prek asnjë prej tyre, deputet, kryetar grupi a ministër qoftë.

 “Që në vitin 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave, nuk janë rritur pagat e deputetëve dhe nuk kanë për tu rritur. As paga e kryeministrit sa të jem unë këtu”.

Kjo deklaratë është bërë nga Rama në tetor 2022, por 5 muaj më vonë kur ka një vendim për rritje të fortë pagash, deputetët kërkojnë rishikim për pagesat e tyre. Një kërkesë e tillë është bërë në zyrat e kuvendit, me mosvotimin e projektligjit të pagave në administratën shtetërore. Por si janë gjasat, që edhe në parlament të ketë ndryshime.

“Për sa kohë ne nuk jemi në gjendje që t’ia rrisim të tjerëve pagën deri në pikën ku ne të meritojmë të na rritet paga jonë, nuk kemi pse rrisim pagën tonë,” – deklaroi më herët ai.

Sot rroga e një deputeti është afërsisht sa gjysma e rrogës së presidentit. Rroga e Presidentit të Republikës propozohet që të rritet nga 257 mijë, në 425 mijë lekë në muaj ose 2.7 herë më e lartë se paga e deputetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026