Pallati në Durrës rrezikon jetën e qytetarëve, që nga 26 nëntori nuk është vënë dorë në të

27 Nëntor 2020 | 16:35

Për t’i treguar mikut të tij Aleksandër Vuçiç seriozitetin e dëmeve të tërmetit, Edi Rama e çoi një vit më parë  të shihte këtë pallat.

Por sapo kamerat u larguan, në pallatin e kthyer në rrënojë, nuk u lëviz asnjë tullë. Një vit më pas, gjendja e tij është njësoj.

Prej një viti ai vazhdon të rrezikojë jetën e banorëve që jetojnë në pallatet ngjitur dhe qytetarëve që kalojnë poshtë tij.

E megjithëse në këtë gjendje, ky pallat nuk do te shembet, por do  restaurohet. Megjithatë banoret e lagjes, nuk janë dakord me këtë vendim.

Nga bashkia Durrës thonë se pas vendimit që ky pallat të mos shembet, fondi shqiptar i zhvillimit ka hapur tenderin për projektin e restaurimit, dhe pasi të shpallet fituesi do të hapet tenderi për kompaninë që do të kryejë punimet.

Banorët në pallatet ngjitur do të vazhdojnë të flenë të pa sigurt, dhe të shpresojnë se lëkundjet e tokës nuk do të përsëriten deri sa burokracitë e shtetit shqiptar të përfundojnë, dhe këtij pallati gërmadhë t’i jepet një zgjidhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026